Implantologji · Pejë

Implante dentare në Pejë

Zëvendësoni dhëmbin që mungon me një rrënjë të re prej titani dhe kurorë zirkoni që duket dhe funksionon si dhëmb natyral. Dr. Lendita Islami Nallbani vendos implante që nga viti 2004 dhe ishte gruaja e parë në Kosovë që e bëri këtë.

WhatsApp: +383 49 272 803▶ Shiko planin 3D

Pse implant në Medident

Mbi 4.000 implantePërvojë që nga viti 2004, me specialiste të kirurgjisë orale.
MegaGen BlueDiamond dhe HiossenSisteme implantesh të njohura ndërkombëtarisht.
Pasaporta e implantitPër çdo implant merrni pasaportë me markën, modelin dhe numrin e serisë.
Plani 3D i animuarE shihni trajtimin hap pas hapi në telefon, me çmim dhe kohëzgjatje.

Sa kushton implanti në Medident

ShërbimiÇmimi
Implant dentar (titan, MegaGen BlueDiamond / Hiossen)450 €
Abutment protetiki përfshirë
Kurorë zirkoni mbi implant150 €
Implant i plotë me kurorë zirkoninga 600 €
Graft kockor (kur nevojitet)200 €
Nxjerrja e dhëmbit (kur nevojitet)30 €

Çmimet janë orientuese. Çmimin e saktë për rastin tuaj e merrni në planin pas konsultës. Shikoni të gjitha çmimet.

Si zhvillohet trajtimi

  1. Konsulta dhe rentgeni: mjeku vlerëson kockën dhe përgatit planin 3D.
  2. Vendosja e implantit: me anestezi lokale, rreth 30–60 minuta për një implant.
  3. Shërimi (osteointegrimi): 2–4 muaj që implanti të lidhet me kockën. Gjatë kësaj kohe mund të keni dhëmb të përkohshëm.
  4. Abutmenti dhe skanimi: merret masa digjitale për kurorën.
  5. Kurora e zirkonit: vendoset kurora përfundimtare. Merrni pasaportën e implantit dhe certifikatën e kurorës.

Pyetje të shpeshta

Sa kushton një implant dentar në Kosovë?

Në Medident, implanti me kurorë zirkoni kushton nga 600 € (implanti 450 €, kurora 150 €, abutmenti i përfshirë). Nëse duhet graft kockor ose nxjerrje dhëmbi, ato llogariten veç.

A dhemb vendosja e implantit?

Gjatë procedurës jo, sepse bëhet me anestezi lokale. Pas saj mund të ketë ënjtje dhe dhimbje të lehtë për 2–3 ditë, që kalojnë me qetësues të zakonshëm.

Sa zgjat i gjithë trajtimi?

Zakonisht 3–4 muaj nga implanti deri te kurora përfundimtare. Nëse duhet nxjerrje ose graft, mund të zgjasë më shumë.

Sa vite zgjat një implant?

Me higjienë të mirë dhe kontrolle të rregullta, implanti mund të zgjasë dekada. Pirja e duhanit dhe higjiena e dobët e rrisin rrezikun e problemeve.

A mund të bëj implant nëse kam pak kockë?

Shpesh po, me graft kockor ose sinus lift. Kjo vlerësohet në konsultë me rentgen.

Çka është pasaporta e implantit?

Dokument me markën, modelin dhe numrin e serisë së implantit tuaj, që çdo dentist në botë ta identifikojë më vonë.

Rezervoni konsultën

Klinika Dentare Medident, Pejë, punon që nga viti 1999: mbi 13.000 pacientë dhe mbi 4.000 implante. Pas konsultës merrni planin tuaj 3D të animuar, me çmim dhe kohëzgjatje.

Shkruani në WhatsAppTelefononi +383 49 272 803

Lexoni edhe