PLANI I TRAJTIMIT 3D

Shiko trajtimin tënd të animuar, para se të fillojmë

Në Klinikën Dentare Medident në Pejë, pas konsultës çdo pacient merr planin e vet si film 3D. Aty sheh cilët dhëmbë trajtohen, çdo hap të trajtimit, sa vizita duhen, sa zgjat dhe sa kushton.

▶ Shiko demon: implant▶ Demo: buzëqeshje e re
Animacion 3D i vendosjes së implantit dentar në planin e trajtimit të Medident

Çfarë përmban plani juaj

Odontogram interaktivHarta e dhëmbëve. Prekni një dhëmb dhe filmi hapet te trajtimi i tij.
Film i animuar hap pas hapiAnestezia, implanti, kurora: çdo fazë e shpjeguar thjesht.
Kohëzgjatja dhe vizitatKalendari i trajtimit, nga dita e parë deri te buzëqeshja e re.
Çmimi i qartëÇdo zë veç e veç, pa kosto të fshehura.
Pasaporta e implantitImplante Hiossen (SHBA) dhe MegaGen. Për çdo implant merrni pasaportë, dhe për çdo kurorë zirkoni certifikatë.
Shqip · English · DeutschEdhe për pacientët e diasporës dhe të turizmit dentar.

Si funksionon

  1. Vini në konsultë në Medident, Pejë, ose dërgoni foto ose rentgen nga jashtë.
  2. Mjeku përgatit planin tuaj personal.
  3. Merrni linkun në WhatsApp ose me email dhe shihni filmin në telefon.
  4. Vendosni me qetësi, bashkë me familjen, dhe rezervoni termin.

Pyetje të shpeshta

Çfarë është plani i trajtimit 3D në Medident?

Pas konsultës, mjeku përgatit planin tuaj personal: cilët dhëmbë trajtohen, çfarë trajtimi merr secili, sa vizita duhen, sa zgjat dhe sa kushton. E merrni si link në telefon, me një film të animuar që e tregon çdo hap.

A kushton plani i trajtimit?

Jo. Plani është pjesë e konsultës në Medident dhe nuk paguhet veçmas.

A janë të dhënat e mia private?

Po. Të dhënat e planit ruhen vetëm brenda linkut që ju dërgojmë dhe nuk ruhen në server. Faqja e planit nuk shfaqet në Google. Linkun e shihni vetëm ju dhe ata me të cilët e ndani.

Sa zgjat një implant dentar në Medident?

Kur nuk duhet nxjerrje dhëmbi, implanti me kurorë zakonisht përfundon për rreth 3–4 muaj, sepse implanti duhet të lidhet me kockën. Plani juaj e tregon kohën e saktë për rastin tuaj.

Në cilat gjuhë është plani?

Shqip, anglisht dhe gjermanisht, gjë që i ndihmon edhe pacientët nga diaspora dhe turizmi dentar.

Si ta marr planin tim?

Rezervoni një konsultë në Medident në Pejë: telefononi ose shkruani në WhatsApp në +383 49 272 803. Pacientët nga jashtë mund të dërgojnë edhe foto ose rentgen për një plan paraprak.

Merrni planin tuaj të trajtimit

Medident punon që nga viti 1999, me mbi 13.000 pacientë dhe mbi 4.000 implante të vendosura.

WhatsApp: +383 49 272 803