Medident Academy · Kurs praktik

Kirurgjia e udhëhequr me guidë – kurs one-on-one

Kurs praktik 2-ditor me Dr. Lendita Islami Nallbani: planifikimi i rastit, dizajnimi, printimi dhe sterilizimi i guidës, kiti i kirurgjisë së udhëhequr, vendosja e implantit dhe ngarkimi i menjëhershëm.

WhatsApp: +383 49 272 803Mentorja
Dr. Lendita Islami Nallbani, mentore e kursit
Dr. Lendita gjatë kirurgjisë së implantit

Për kursin

Kursi zhvillohet me vetëm një pjesëmarrës, në klinikën Medident në Pejë. Gjatë dy ditëve kalojmë gjithë rrugën e një implanti të udhëhequr me guidë, mbi rastin tuaj ose mbi një rast të klinikës, deri te pacienti që del me dhëmb të përkohshëm.

1 pjesëmarrësMentorim one-on-one
2 ditëTeori e aplikuar dhe praktikë
Rast realNga CBCT te ngarkimi i menjëhershëm
Pejë, KosovëKlinika Dentare Medident

Çka mësoni

1 · Planifikimi i rastitLeximi i CBCT-së, vlerësimi i kockës, nervit dhe sinusit, plani i drejtuar nga protetika.
2 · Dizajnimi i guidësBashkimi i CBCT me skanimin intraoral, pozicioni i implantit, sleeve-at, dritaret e kontrollit.
3 · Printimi dhe sterilizimiPrintimi 3D i guidës, pastrimi, post-curing, kontrolli i përshtatjes dhe sterilizimi.
4 · Kiti i kirurgjisë së udhëhequrPërgatitja e kitit, sekuenca e frezave, ndalesat e thellësisë, ergonomia.
5 · Vendosja e implantitKirurgji live me guidë, flapless kur indikohet, kontrolli i stabilitetit primar.
6 · Ngarkimi i menjëhershëmKriteret, kurora ose ura e përkohshme në ditën e operacionit, okluzioni dhe kontrollet.
Plani 3D i implantit
Plani 3D
Guida kirurgjike e printuar
Guida e printuar
Kiti i kirurgjisë së udhëhequr
Kiti kirurgjik

Programi

Dita 1 · Nga CBCT te guida në dorë (09:00–17:00)

09:00Diagnostikimi. Leximi i CBCT-së (Sirona Orthophos SL 3D): kocka, nervi alveolar, sinusi, densiteti. Përzgjedhja e rastit për guidë.
10:30Skanimi intraoral me Primescan 2 dhe bashkimi i të dhënave (CBCT + STL).
11:30Plani i drejtuar nga protetika: pozicioni i dhëmbit të ardhshëm, pastaj implanti: diametri, gjatësia, këndi, thellësia (MegaGen BlueDiamond / Hiossen).
13:30Dizajnimi i guidës: mbështetja (dhëmbë / mukozë / kockë), sleeve-at, dritaret e inspektimit, stabiliteti.
15:00Printimi 3D, pastrimi dhe post-curing. Kontrolli i përshtatjes në model.
16:15Sterilizimi i guidës dhe përgatitja e kitit: sekuenca e frezave dhe ndalesat e thellësisë.

Dita 2 · Kirurgjia dhe ngarkimi i menjëhershëm (09:00–16:00)

09:00Briefing i rastit dhe kontrolli i guidës në gojë.
09:45Kirurgji live me guidë: anestezia, fiksimi i guidës, sekuenca e udhëhequr, vendosja e implantit. Pjesëmarrësi asiston dhe, sipas rastit, punon nën mbikëqyrje.
11:30Stabiliteti primar (torku / ISQ) dhe vendimi për ngarkim të menjëhershëm.
12:30Ngarkimi i menjëhershëm: kurora ose ura e përkohshme, okluzioni, udhëzimet për pacientin.
14:30Analiza e rastit: gabimet e shpeshta, si shmangen, protokolli i kontrolleve.
15:30Pyetje-përgjigje dhe certifikata e pjesëmarrjes.

Orari përshtatet sipas rastit dhe ritmit të pjesëmarrësit.

Mentorja

Dr. Lendita Islami Nallbani është specialiste e kirurgjisë orale dhe implantologe, themeluese e Medident (1999). Ka 30 vite përvojë dhe mbi 4.000 implante, dhe është gruaja e parë në Kosovë që vendosi implant dentar (2004).

Çka përfshihet

Para kursit

Data dhe çmimi

Kursi zhvillohet me një pjesëmarrës, prandaj datat caktohen sipas marrëveshjes. Çmimi jepet sipas kërkesës në WhatsApp +383 49 272 803.

Rezervoni konsultën

Klinika Dentare Medident, Pejë, punon që nga viti 1999: mbi 13.000 pacientë dhe mbi 4.000 implante. Pas konsultës merrni planin tuaj 3D të animuar, me çmim dhe kohëzgjatje.

Shkruani në WhatsAppTelefononi +383 49 272 803