Shkurt: gjatë procedurës nuk dhemb, sepse bëhet me anestezi lokale, njësoj si te një mbushje. Shumica e pacientëve thonë se ishte më e lehtë se nxjerrja e dhëmbit.
Para procedurës
Në konsultë bëhet rentgeni dhe plani. Mjeku ju tregon saktë çka do të ndodhë, dhe hapat i shihni edhe në planin 3D të animuar.
Gjatë procedurës
Ndieni vetëm presion dhe dridhje, jo dhimbje. Një implant zakonisht zgjat 30–60 minuta.
Pas procedurës
- Ënjtje e lehtë dhe dhimbje 2–3 ditë, që kontrollohen me qetësues të zakonshëm.
- Ftohje nga jashtë ditën e parë.
- Ushqim i butë disa ditë, dhe pa duhan.
Kur të na kontaktoni
Nëse ënjtja rritet pas ditës së tretë, keni temperaturë ose dhimbje të fortë që nuk qetësohet, na shkruani menjëherë.