Një kurorë zirkoni e punuar mirë zakonisht zgjat 10–15 vjet e më shumë. Zirkoni është shumë i fortë, kështu që problemet vijnë më shpesh nga dhëmbi nën kurorë ose nga mishi, jo nga vetë kurora.
Çka e shkurton jetën e kurorës
- Higjiena e dobët pranë buzës së kurorës.
- Kërcëllimi i dhëmbëve natën (bruksizmi). Ndihmon një pllakë nate.
- Kafshimi i sendeve të forta: arra me lëvozhgë, akull, stilolapsa.
Si ta ruani
- Furçë dy herë në ditë dhe fill dentar.
- Kontroll dhe pastrim profesional 1–2 herë në vit.